Pasuria bashkëshortore  ka statusin e regjimeve pasuror martesor ne bashkësisë ligjore e cila zbatohet kur bashkëshortët nuk kane lidhur kontrate për regjim tjetër pasuror martesor. Ky rregjim i pasurise bashkeshortore eshte i sanksionuar ne Kodin e Familjes, konkretisht ne nenet 73-108.

Bashkësia përbëhet nga:

a) pasuria e fituar nga te dy bashkëshortët, se bashku ose veç e veç, gjate martesës;

b) te ardhurat nga veprimtaria e veçante e çdo bashkëshorti gjate martesës, nëse nuk janë

konsumuar deri ne mbarimin e bashkëpronësisë;

c) frytet e pasurisë se çdo bashkëshorti, qe janë marre dhe nuk janë konsumuar deri ne mbarimin e bashkëpronësisë; veprimtaria tregtare e krijuar gjate martesës.

 Ne rast se veprimtaria tregtare para lidhjes se martesës i përkiste vetëm njërit prej bashkëshortëve, por gjate martesës drejtohet nga te dy bashkëshortët, bashkësia përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e prodhimit.

Pasuria e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare

Pasuria e krijuar gjate martesës, e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare te njërit prej bashkëshortëve dhe shtesat e prodhimit te saj janë objekt i bashkëpronësisë vetëm nëse ekzistojnë si te tilla ne çastin e mbarimit te martesës.

Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim te rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak.

Pasuria vetjake

Pasuri vetjake e bashkëshortit qe nuk bën pjese ne bashkësi është:

a) pasuria, e cila para lidhjes se martesës ishte ne bashkëpronësi te bashkëshortit me persona te tjerë ose kundrejt se cilës ai ishte titullar i një te drejte reale përdorimi;

b) pasuria e fituar gjate martesës me ane te dhurimit, te trashëgimisë ose lekut, kur ne aktin e dhurimit ose ne testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë ne favor te bashkësisë;

c) pasuritë e përdorimit ngushtësisht vetjak te secilit bashkëshort dhe pasuritë e fituara si aksesore te pasurisë vetjake;

ç) mjetet e nevojshme te punës për ushtrimin e profesionit te njërit prej bashkëshortëve, përveç  atyre qe janë caktuar për administrimin e një veprimtarie tregtare;

d) pasuria e fituar nga shpërblimi i demit vetjak, me përjashtim te te ardhurave qe rrjedhin nga pensioni i fituar për shkak te humbjes se pjesshme ose te plote te aftësisë për pune;

dh) pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake te sipërpërmendura;

e) shkëmbimi i tyre, kur kjo është deklaruar shprehimisht ne aktin e blerjes.

Bashkësia mund te përfitojë kompensim, pas mbarimit te saj, për te ardhurat dhe pasuritë qe bashkëshorti ka neglizhuar te marre ose për ato qe ai ka shpenzuar ne keqbesim.

Kërkesa për kompensim duhet te paraqitet nga bashkëshorti i interesuar para mbarimit te procedurës te ndarjes se pasurisë.

 E drejta e kompensimit

Pasuria e fituar ne shkëmbim te një pasurie, e cila i përkiste individualisht njërit prej bashkëshortëve, është pasuri vetjake, me përjashtim te kompensimit qe i behet bashkësisë ose e kundërta, kur nga shkëmbimi rezulton te tete diferenca.

Nëse diferenca ne ngarkim te bashkësisë është me e madhe se vlera e pasurisë vetjake te tjetërsuar, pasuria e fituar ne këtë shkëmbim i përket bashkësisë, përveç kompensimit ne favor te pasurisë vetjake te bashkëshortit.

Te ardhurat e përfituara, si pasoje e një ankandi ose forme tjetër, te një pasurie te paluajtshme, ku njeri nga bashkëshortët është bashkëpronar ne pjese te pandare, nuk përbën pasuri te fituar gjate martesës. me përjashtim te kompensimit qe duhet t’i behet bashkësisë për shpenzimin qe ajo ka bere.

 Detyrimet mbi bashkësinë

Bashkëshortët përgjigjen mbi pasurinë ne bashkësi:

a) për te gjitha barrët dhe detyrimet qe rendojnë mbi ta ne çastin e fitimit te pronësisë

b) për te gjitha shpenzimet e administrimit te pasurisë se përbashkët;

c) për te gjitha shpenzimet për mbajtjen e familjes dhe për çdo detyrim te kontraktuar nga

bashkëshortët, qofte dhe veçmas, qe është ne interes te familjes;

ç) për çdo detyrim tjetër kontraktues ose jokontraktues, me përjashtim te detyrimeve te përcaktuara si vetjake ne këtë Kod.

Detyrimet qe bashkëshortët kane para lidhjes se martesës ose qe rendojnë trashëgimitë dhe dhurimet qe fitojnë gjate martesës mbeten detyrime vetjake.

Kreditoret e bashkëshortit, ne rastin e nenit 82, mund t’i kërkojnë pagesat e tyre fillimisht mbi pasurinë vetjake dhe te ardhurat e bashkëshortit debitor.

Ata mund te kërkojnë dhe vënien sekuestro mbi pasurinë e bashkësisë, atehere kur pasuritë e luajtshme qe i përkasin debitorit te tyre datën e lidhjes se martesës ose qe i fitojnë me trashëgimi ose me dhurim janë përzier me pasurinë ne bashkësi dhe nuk mund te identifikohen, sipas këtij Kodi.

Bashkëshortët përgjigjen mbi pasurinë ne bashkësi deri ne gjysmën e vlerës se saj, kundrejt

kreditoreve vetjake te çdo bashkëshorti, kur pasuria vetjake e tij nuk mjafton për përmbushjen e:

a) detyrimeve qe ai ka marre përsipër vetëm për administrimin e pasurisë ne bashkësi, jashtë kufijve te tagrave te tij te administrimit;

b) detyrimeve te tij vet jake, cilido qofte çasti i lindjes se tyre.

Paragrafi i mësipërm nuk zbatohet, nëse ka pasur mashtrim nga bashkëshorti debitor dhe keqbesim nga kreditori.

Ne rast se detyrimi vetjak i njërit bashkëshort është shlyer nga bashkësia, ai detyrohet te beje kompensimin e bashkësisë.

Te ardhurat vetjake te një bashkëshorti nuk mund te preken nga kreditoret e bashkëshortit tjetër, vetëm nëse detyrimi ka qene i kontraktuar për mirëmbajtjen e banesës dhe te familjes.

Detyrimet e kontraktuara veçmas nga bashkëshortët            

Ne rastin kur detyrimi është kontraktuar ne interesin vetjak te njërit prej bashkëshortëve dhe ai është shlyer nga pasuria ne bashkësi, bashkëshorti përfitues detyrohet te beje kompensimin e bashkësisë.

Ne rast se nga pasuria ne bashkësi janë paguar gjoba ose dëmshpërblime, për te cilat është detyruar njeri prej bashkëshortëve për shkak te një dënimi penal ose administrativ, ai detyrohet te kompensoje pasurinë ne bashkësi.

Bashkësia ka te drejtën për kompensim nëse detyrimi qe bashkësia ka shlyer ishte kontraktuar nga njeri prej bashkëshortëve ne kundërshtim me detyrimet qe i imponon martesa.

Detyrimet solidare te bashkëshortëve me pasurinë ne bashkësi

Kur një detyrim vjen ne bashkësi për shkak te njërit bashkëshort, ai nuk mund te kërkohet mbi pasuritë vetjake te bashkëshortit tjetër. Nëse ka detyrime solidare te te dy bashkëshortëve, ai mund te kërkohet mbi pasurinë ne bashkësi.

Administrimi i bashkësisë

Secili bashkëshort ka te drejtën e administrimit te zakonshëm te pasurisë ne bashkësi. Secili bashkëshort është përfaqësues ligjor edhe i bashkëshortit tjetër përpara organeve administrative dhe gjyqësore për çështje qe kane te bëjnë me administrimin e zakonshëm te pasurisë ne bashkësi.

Kryerja e veprimeve qe kapërcejnë administrimin e zakonshëm u takon bashkërisht te dy bashkëshortëve.

Administrimi nga një bashkëshort

Ne rast largësie ose pengese tjetër te njërit bashkëshort dhe ne mungese te prokurës ose autorizimit te gjykatës, bashkëshorti tjetër mund te kryeje veprimet qe janë te nevojshme edhe ne rastin kur kërkohet pëlqimi i te dy bashkëshortëve, sipas nenit 90 te këtij Kodi.

Refuzimi i pëlqimit

Nëse njeri prej bashkëshortëve refuzon te japë pëlqimin për kryerjen e një veprimi te administrimit te jashtëzakonshëm ose për veprime te tjera, për te cilat kërkohet pëlqimi, bashkëshorti tjetër mund t’i drejtohet gjykatës për te marre autorizimin.

Gjykata vendos dhënien e autorizimit kur kryerja e veprimit është e nevojshme për interesa te familjes ose te veprimtarisë tregtare qe bën pjese ne bashkësi.

Zëvendësimi ne administrim

Nëse njeri nga bashkëshortët, për një kohe te vazhdueshme, ndodhet jashtë gjendjes për te shprehur vullnetin e tij, ose nëse administrimi i bashkësisë nga ana e tij dëshmon për paaftësi ose keqbesim, bashkëshorti tjetër mund t’i kërkojë gjykatës te zëvendësoje atë ne ushtrimin e te drejtave te tij.

Bashkëshorti i privuar nga te drejtat e administrimit te bashkësisë mund t’i kërkojë gjykatës rikthimin e tyre, nëse provon se Janë zhdukur shkaqet e përjashtimit te tij nga administrimi.

Tejkalimi i te drejtave

Nëse njeri nga bashkëshortët tejkalon te drejtat e tij mbi pasurinë ne bashkësi, mund te kërkohet nga bashkëshorti tjetër anulimi i veprimit, nëse me vone ai nuk ka dhënë pëlqimin për këtë veprim:

Kjo padi mund te ngrihet brenda 1 viti nga data e marrjes dijeni për veprimin dhe, ne çdo rast, jo me vone se 1 vit nga mbarimi i bashkësisë.

Administrimi i pasurisë vetjake te bashkëshortit

Secili bashkëshort ka te drejte te administroje dhe te disponoje lirisht pasuritë vetjake. Nëse gjate martesës njeri nga bashkëshortët i beson tjetrit administrimin e pasurisë se tij vetjake, zbatohen rregullat e përfaqësimit.

Nëse njeri nga bashkëshortët administron pasurinë vetjake te tjetrit, me dijeninë e këtij te fundit dhe pa pasur kundërshtim nga ana e tij, konsiderohet se ka marre një akt përfaqësimi ne heshtje, qe mbulon veprimet e administrimit dhe te përdorimit, me përjashtim te tagrit te disponimit. Ne këtë rast, ai përgjigjet kundrejt bashkëshortit  tjetër me cilësinë e përfaqësuesit dhe, nëse është rasti, detyrohet te dorëzojë vetëm frytet qe ekzistojnë, duke mos u përgjigjur për atë qe janë konsumuar.

Nëse njeri nga bashkëshortët, me gjithë kundërshtimin e tjetrit, administron pasurinë e tij vet jake dhe kryen veprime lidhur me te, përgjigjet për demin e shkaktuar dhe për frytet qe duhet te ishin marre. Ne këtë rast, bashkëshorti i dëmtuar ka te drejte te ngrejë padi për anulimin e veprimit te kryer, sipas kritereve te përcaktuara ne nenin 94 te këtij Kodi.

Mbarimi i bashkësisë

Bashkësia mbaron me:

a) vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur te njërit prej tyre,

shpalljen te pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës;

b) pjesëtimin e pasurive;

c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkësisë.

Ndalimi i pjesëtimit

Pjesëtimi i pasurisë nuk mund te behet gjate vazhdimit te bashkësisë, edhe ne rast te një marrëveshjeje te bashkëshortëve.

Pjesëtimi i pasurisë

Pjesëtimi i pasurisë ne bashkësi mund te kërkohet ne gjykate ne rast paaftësie dhe administrimit te keq te njërit prej bashkëshortëve, kur mënyra e administrimit te pasurisë prej tij ve ne rrezik interesat e bashkëshortit tjetër ose te familjes, ose kur njeri nga bashkëshortët nuk kontribuon për nevojat e familjes, ne proporcion me gjendjen e tij dhe me aftësinë për pune dhe kur ka ndodhur një pjesëtim faktik i pasurisë ne bashkësi.

Ndarja e pasurisë mund te kërkohet nga njeri prej bashkëshortëve ose nga përfaqësuesi i tij ligjor. Kreditoret e njërit bashkëshort nuk mund te kërkojnë vete ndarjen e pasurisë.

Vendimi i gjykatës për ndarjen ka fuqi qe nga data kur është paraqitur kërkesa dhe i vendos bashkëshortët nen regjimin e pasurive martesore te ndara, te parashikuar ne këtë Kod.

Kur procedura për pjesëtimin e pasurisë ka filluar, kreditoret mund te kërkojnë te njihen me kërkesën dhe dokumentet e paraqitura nga bashkëshortët, si dhe te ndërhyjnë ne seancën gjyqësore për mbrojtjen e te drejtave te tyre.

Depozitimi

Kërkesa dhe vendimi i ndarjes se pasurisë duhet te depozitohen pranë zyrës se gjendjes civile dhe, nëse është rasti, edhe ne regjistrin tregtar.  Vendimi shënohet ne regjistrin e gjendjes civile, si dhe ne origjinalin e kontratës se martesës.

Kompensimet

Secili nga bashkëshortët duhet te kompensoje shumat e marra nga pasuria ne bashkësi, qe janë përdorur për qëllime te ndryshme nga ai i përmbushjes se detyrimeve te parashikuara ne nenin 81 te këtij Kodi.

Kompensimet dhe kthimet realizohen ne çastin e mbarimit te bashkësisë. Gjykata mund te autorizoje dhe te urdhërojë për ato ne çdo çast nëse e kërkon dhe e lejon interesi i familjes.

Pjesëtimi i pasurisë ne bashkësi

Pjesëtimi i pasurisë ne bashkësinë ligjore behet duke u nisur nga barazia e aktivit dhe pasivit te saj.

Pasi te jene zbritur nga bashkësia detyrimet qe ajo ka ndaj bashkëshortëve ose te tretëve, pasuria qe mbetet ndahet ne pjese te barabarta midis bashkëshortëve.

Gjykata, ne baze te nevojave te fëmijëve dhe nga fakti se kujt do t’i besohen ata, mund te vendose ne favor te një bashkëshorti kalimin e një pjese te pasurisë se bashkësisë qe i taken bashkëshortit tjetër.

Kur kompensimi behet ne dobi te njërit bashkëshort, ky i fundit merr nga pasuria e bashkësisë një shume te barabarte me vlerën qe bashkësia i detyrohet atij. Ne qofte se aktivi i pasurisë se bashkësisë është i pamjaftueshëm, bashkëshorti tjetër është i detyruar për diferencën.

Ne rastet kur aktivi i pasurisë nuk është i mjaftueshëm për te përmbushur detyrimet e bashkësisë ndaj te tretëve, kreditoret kane te drejte t’i drejtohen secilit prej bashkëshortëve, te cilët përgjigjen solidarisht. Bashkëshorti qe ka shlyer detyrimin e bashkësisë si me sipër, ka te drejtën e regresit ndaj bashkëshortit tjetër për pjesën e detyrimit te shlyer për llogari te tij.

Ne fillim te procedurës se pjesëtimit te pasurisë ne bashkësi, bashkëshortët ose trashëgimtarët e tyre kane te drejte te marrin pasurinë e luajtshme vetjake , qe u përkiste para bashkësisë ose qe ata e kane fituar gjate bashkësisë ne forme trashëgimie ose dhurimi. Ne mungese te provave te kundërta prezumohet se pasuria e luajtshme bën pjese ne bashkësi.

 Marrja e vlerës ne rast te mungesës se papasurisë se luajtshme

Nëse pasuria e luajtshme nuk ekziston ne natyre, bashkëshorti age trashëgimtarët e tij kane te drejte te marrin vlerën e saj duke zbritur amortizimin e tij nga përdorimi ne bashkësi, me kusht qe mungesa e pasurisë te këtë ardhur për shkak te konsumit për përdorim, për shkak te shkatërrimit ose humbjes se saj ase për çdo shkak qe nuk mund t’i kundërvihet bashkëshortit tjetër.

Pjesëtimi i pasurisë se bashkëshortëve behet sipas këtij Kodi, Kodit Civil dhe Kodit te Procedurës Civile.

Literature: Kodi i Familjes

Punoi: Av. Mentor Bimi