Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është krijuar më anë të Ligjit kushtetues nr. 7561, datë 29 prill 1992 “Mbi një shtesë në ligjin 7491 datë 29.04.1991 Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Nenet 17 deri në 28 të atij Ligji krijonin Gjykatën Kushtetuese, përcaktonin statusin e saj, përbërjen, atributet, strukturën, funksionimin dhe kompetencat. Po kështu, me atë ligj u formuluan edhe parimet që duhen ndjekur për të ushtruar kontrollin kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka filluar veprimtarinë e saj më 1 qershor 1992, kur anëtarët e parë të saj bënë betimin para Presidentit të Republikës. Vazhdoni leximin
Gjykata Kushtetuese e RSH. Përbërja, kompetencat dhe natyra e vendimeve te GJK
26 E enjte Kor 2012