Fitimi dhe heqja dorë nga shtetesia shqiptare


shtetësia shqiptareBaza ligjore qe rregullo  institunin e shtetesise ne Republiken e Shqiperise jane ligjet dhe udhezimet si me poshte:

1.  Ligjin nr. 8389,  date 05.08.1998 “Per shtetesine  shqiptare”;
2.  Ligjin nr. 8442, date 21.01.1999 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8389,  date 05.08.1998 “Per shtetesine  shqiptare”.
·  Udhezimin e perbashket  i Ministrit te Rendit Publik (nr. 925 date 03.03.1999), Ministrit te Puneve te Jashtme (nr.337/1 date 08.03.1999) , Ministrit te Drejtesise (nr.782/1 date  25.03.1999) dhe Ministrit te Financave (nr.583/3 date 05.03.1999) “Per  procedurat  qe ndiqen per fitimin e  shtetesise  shqiptare me natyralizim”;
·  Udhezimin e Ministrit te Rendit Publik (Nr. 3583 date 27.11.2001) dhe  Ministrit te  Puneve te Jashtme (nr.  6252 date 10.12.2001) “Per  procedurat  dhe  dokumentacionin  per fitimin,  rifitimin dhe heqjen  dore nga  shtetesia  shqiptare”. Sipas parashikimit te bere nga ligji dhe udhezimet e cituara me lart, do shpjegojme ne menyre te detajuaj te ndare ne seksione, kushtet, dokumentacioni i nevojshem dhe procedura, per fitimin dhe heqjen dore nga shtetesia shqiptare. Vazhdoni leximin

Gjykata Kushtetuese e RSH. Përbërja, kompetencat dhe natyra e vendimeve te GJK


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është krijuar më anë të Ligjit kushtetues nr. 7561, datë 29 prill 1992 “Mbi një shtesë në ligjin 7491 datë 29.04.1991 Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Nenet 17 deri në 28 të atij Ligji krijonin Gjykatën Kushtetuese, përcaktonin statusin e saj, përbërjen, atributet, strukturën, funksionimin dhe kompetencat. Po kështu, me atë ligj u formuluan edhe parimet që duhen ndjekur për të ushtruar kontrollin kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka filluar veprimtarinë e saj më 1 qershor 1992, kur anëtarët e parë të saj bënë betimin para Presidentit të Republikës. Vazhdoni leximin

Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë


Të drejtat e qytetarëve në Gjykatë janë të përcaktuara në Kodin e Proçedurës Civile dhe në Kodin e Proçedurës Penale.

Në proçesin gjyqësor civil, e drejta themelore është e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës me padi. Me anën e padisë kërkohet njohja e një të drejte ose mbrojtja e një të drejte që është mohuar ose cënuar nga një person tjetër.

Palët në një proçes gjyqësor civil kanë të drejtën për të kërkuar përjashtimin e njërit ose të të gjithë anëtarëve të trupit gjykues, në rastet kur ata kanë interes në çështjen që shqyrtohet ose për mosmarrveshje të tjera që kanë lidhje me çështjen në gjykim; kur gjyqtari ose bashkëshorti i tij është i afërm i njërës prej palëve në proçes; kur gjyqtari paraprakisht ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim si dhe për çdo lloj arsye tjetër e cila krijon bindjen se gjyqtari nuk do të jetë i paanshëm. Vazhdoni leximin

Dokumentet qe duhen per regjistrimin fillestar te pronesise se paluajteshme


FigurëRegjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme behet me pergatitjen e kartelave te pasurive te paluajtshme dhe dokumentimin e kufijve te ketyre pasurive ne Harten Treguese te Regjistrimit. Te drejtat e pronesise si dhe kufijte e çdo pasurie te paluajtshme vertetohen me paraqitjen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te dokumenteve te meposhtme. Per secilin rast eshte dhene dhe legjislacioni ku duhet te bazohen per procedura te metejshme te gjithe ata qytetare qe duan te kryejne nje regjistrim fillestar te pasurive te paluajtshme qe posedojne. Per te gjithe ata qe duan te regjistrojne pasurite e paluajtshme qe e kane marre kete prone fale Ligjit nr. 7501 u duhet si dokument akti i marrjes se tokes ne perdorim ose ne pronesi. Vazhdoni leximin

Gjykata kompetente per shqyrtimin e mosmarrveshjeve civile


Kodi i Procedurës Civile te RSH ne nenet 42-54 ka përcaktuar rregullat per përcaktimin e gjykatës qe ka kompetencën tokësore për te shqyrtuar mosmarrëveshjet civile.

Gjykatën kompetente do përcaktohet sipas ketyre përcaktimeve : Vazhdoni leximin

Mendimi këshillimor i GJND-së per Deklaratën e Panvarësisë së Kosovës— 22 korrik 2010


Verdikti: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk bie në kundërshlint me normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare

i) FAKTE HISTORIKE

Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, ishte rezultat i lëvizjes për çlirim kombëtar të popullit shqiptar nga jugu në veri. Një kontribut mjaft të rëndësishëm në këtë proces dhanë natyrshëm edhe shqiptarët që jetonin prej shekujsh në territorin e Kosovës. Fuqitë e Mëdha të kohës, të mbledhura në kuadër të  të ashtuquajturit Koncert Europian, me vendimin që morën në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913, njohën Shqipërinë si vend të pavarur e sovran. Vazhdoni leximin

Rradha e thirrjes në trashegimin ligjorë


FigurëSipas përcaktimeve te bëra nga Kodi Civil i RSh ne nenin 360 përcakton si trashëgimtare ligjore : “fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në këtë Kod”

Vazhdoni leximin

Ndryshimi i menyres se numertimit te ligjeve te miratura nga Kuvendi i Shqiperise


Ne VENDIM Nr. 1/2012 “PËR NUMËRTIMIN E LIGJEVE DHE VENDIMEVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” date 26.1.2012, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

I. Duke filluar prej datës 26 janar 2012, numërtimi i ligjeve dhe vendimeve që miratohen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të bëhet sipas strukturës së mëposhtme:

“LIGJ Nr. 1/2012 “PËR…”

“LIGJ Nr. 2/2012 “PËR…” Vazhdoni leximin

Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë


 Incidenti i Kanalit të Korfuzit përbën, pa dyshim, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë diplomatike të çështjes shqiptare pas Luftës së Dytë, një ngjarje që përcaktoi apo, të paktën, ndikoi shumë gjatë periudhës në vijim marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore, veçanërisht me Britaninë e Madhe. Vazhdoni leximin