shtetësia shqiptareBaza ligjore qe rregullo  institunin e shtetesise ne Republiken e Shqiperise jane ligjet dhe udhezimet si me poshte:

1.  Ligjin nr. 8389,  date 05.08.1998 “Per shtetesine  shqiptare”;
2.  Ligjin nr. 8442, date 21.01.1999 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8389,  date 05.08.1998 “Per shtetesine  shqiptare”.
·  Udhezimin e perbashket  i Ministrit te Rendit Publik (nr. 925 date 03.03.1999), Ministrit te Puneve te Jashtme (nr.337/1 date 08.03.1999) , Ministrit te Drejtesise (nr.782/1 date  25.03.1999) dhe Ministrit te Financave (nr.583/3 date 05.03.1999) “Per  procedurat  qe ndiqen per fitimin e  shtetesise  shqiptare me natyralizim”;
·  Udhezimin e Ministrit te Rendit Publik (Nr. 3583 date 27.11.2001) dhe  Ministrit te  Puneve te Jashtme (nr.  6252 date 10.12.2001) “Per  procedurat  dhe  dokumentacionin  per fitimin,  rifitimin dhe heqjen  dore nga  shtetesia  shqiptare”. Sipas parashikimit te bere nga ligji dhe udhezimet e cituara me lart, do shpjegojme ne menyre te detajuaj te ndare ne seksione, kushtet, dokumentacioni i nevojshem dhe procedura, per fitimin dhe heqjen dore nga shtetesia shqiptare.

Cilat jane kushtet, qe duhet te plotesoje shtetasi i huaj per  te fituar shtetesine shqiptare me natyralizim ?
Shtetasit te huaj i lind e drejta te per te kerkuar shtetesine shqiptare me natyralizim kur plotesohen kushtet vijuese :
1.   Te kete mbushur moshen 18 vjeç.Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses
2.   Te kete banuar ligjerisht ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne menyre te vazhdueshme, per jo me pak se 5 vjet.
3.   Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
4.   Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo me pak se 3 vjet heqje lirie. Perjashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
5.   Te kete njohur , te pakten fillestare, t e gjuhes shqipe.
6.   Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.

Kur u krijohen dhe cilat jane favorizimet qe u jepen te huajve qe kerkojne te fitojne shtetesine shqiptare me natyralizim ?

I huaji, qe ka mbushur moshen 18 vjeç, mund te fitoje shtetesine shqipatre edhe kur nuk i ploteson keto kushte, vetem me kusht qe  dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
Personit, qe eshte pa shtetesi i kerkohet kushtet vijuese:
1.   Te kete banuar ligjerisht ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne menyre te vazhdueshme, per jo me pak se 5 vjet.
2.   Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
Ne se i huaji verteton se eshte me origjine shqiptare deri ne dy shkalle, qofte edhe nga njeri prind, koha e qendrimit ne Republiken e Shqiperise duhet te jete te pakten deri ne 3 vjet.
I huaji i martuar me nje shtetase shqiptare prej jo me pak se 3 vjetesh, mund te kerkoje  te marre shtetesine shqiptare,ne rast se ka banuar ne menyre te vazhdueshme dhe te ligjeshme ne Republiken e Shqiperise, te pakten nje vit dhe kur ploteson kushtet vijuese:
1.   Te kete mbushur moshen 18 vjeç.Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses;
2.      Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
3.   Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo me pak se 3 vjet heqje lirie. Perj ashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
4.  Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.

Cilat jane dokumentet qe i huaji duhet te paraqeseper fitim te shtetesise shqiptare me natyralizim ?

Shtetasi i huaj per fitim te shtetetsise shqiptare me natyralizim depoziton :
·  Kerkesa e shtetasit te huaj drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (eme r mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemere firme nga kerkuesi;
·  Mendimi me shkrim te nepunesit qe pranon dokumentet per nivelin e njohurive te gjuhes shqipe;
·  Çertifikata e lindjes;
·  Lejeqendrimi ne Repuliken e Shqiperise, sipas kritereve te ligjit per shtetesine (fotokopje e noteruar), ne se ba non ne Shqiperi;
·  Akti i pronesise se baneses ose kontrata e zenies me qera te baneses (fotokopje e noteruar);
·  Kontrate pune per te punesuarit ose vertetim nga Zyra e tatimeve per te vetpunesuarit ose investitoret (fotokopje e noteruar);
·  Dokumente qe vertetojne disponimin e mjeteve financiare te mjaftueshsme per jetese si garanci bankare, libreze kursimi, vertetime zyrtare te ardhurash (fotokopje e noteruar);
·  Deshmi penaliteti e marre ne vendin e origjines dhe ne vendin ku kerkuesi ka patur qendrim leg al per gjashte muajt e fundit;
·  Dokument qe verteton qenien azilant, nese eshte i tille (Fotokopje e noteruar);
·  Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).
·  Çertifikate (kur eshte e nevojshme)  per te vertetuar origjinen shqiptare te kerkuesit, deri ne dy shkalle, qofte dhe nga njeri prind.

Cilat jane dokumentet qe nje qytetar i huaj duhet te paraqese rifitim te shtetesise shqiptare  ?
Qytetari i huaj per rifitim te shtetetsise shqiptare depoziton :
·  Kerkesa e qytetarit drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje), numrin dhe daten e dekretit te Presidentit te Republikes nepermjet te cilit i  eshte hequr shtetesia shqiptare, adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen (nr.telefoni) ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per rifitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e   firme nga kerkuesi;
·     Çertifikate lindje dhe familjare;
·  Relacion spiegues dhe konfirmimi nga komisariati i policise vendore dhe prefektura perkatese lidhur me shtetesine qe kane ose kane patur prinderit e çdo aplikanti;
·  Deklarate noteriale nga çdo aplikant  m bi 14 vjeç per faktin e aplikimit ose jo per te fituar shtetsi tjeter;
·  Vertetimin e njesise administrative perkatese per çdo aplikant mbi 14 vjeç;
·  Çertifikaten e lindjes ose te vdekjes te prinderve te çdo aplikanti;
·  Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).

Cilat jane afatet proceduriale per shtetesine shqiptare ?

Ministria  e Rendit Publik brenda  6 muajvenga data e paraqitjes se kerkeses per shtetesine shqiptare vendos per   paraqitjen ose jo te kerkeses prane Presidentit te Republikes.
Vendimi i Ministrise se Rendit Publik per paraqitjen ose jo te kerkeses prane Presidentit teRepublikes i behet i njohur te interesuarve, te cilet ne se nuk jane dokrt me permabjtjen e vendimit mund te ngrene padi ne gjykaten e rrethit Tirane.
Presidenti i Republikes, brenda  3 muajvenga paraqitja e kerkeses se Ministrise se Rendit Publik, nxjerr dekretin perkates.

Ku depozitohet dhe nga kush depozitohet kerkesa per shtetesine shqiptare ?
Kerkesa per shtetesine shqiptare depozitohet ne:
·  ne komisariat te policise vendore ku aplikuesi eshte me banim te perkohshem ose ka te regjistruar gj endjen civile.
·  per shtetasit e huaj, apo shqiptare, qe banojne jashte shtetit aplikimi mund te behet edhe në përfaqësinë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë në shtetin ku ai është rezident ose në përfaqësinë që mbulon shërbimet konsull ore për vendin ku ai është rezident.
Kerkesa per shtetesine shqiptare depozitohet nga :
Kerkuesi per shtetesine shqiptare drejt per drejt;
Nga perfaqesuesi i tij me prokure te posaçme.
Nuk ka asnje pengese ligjore qe nje shtetas shqiptar me rezidencene nje vend te huaj te dorezoje kerkesen per shtetesine shqiptare ne komisariatin e policise vendore ku ka te regjistruar gjendjen e tij civile, ne se qofte dhe rastesisht gjendet fizikisht ne Republiken e Shqiperise.

Cili eshte detyrimi i komisariatit te policise ose i perfaqesise diplomatike apo konsullore per te njoftuar depozituesin e dokumenteve per shtetesine shqiptare ?

Komisariati i policise ose perfaqesia diplomatike apo konsullore eshte i detyruar te informoje depozituesin e dokumenteve  p er shtetesine shqiptare per ecurine e kerkeses se depozituar ne:
1.   momentin e pranimit te kerkeses dhe dokumentacionit perkates. Ne se dokumentacioni eshte i rregullt dhe i plote ,depozituesit i leshohet vertetimi zyrtar.
2.   pas marrjes se vendimit te Ministr it te Rendit Publik   per paraqitjen ose jote kerkeses se aplikantit per shtetesine prane Presidentit te Republikes. Per vendimin informohet zyrtarisht ne adresen e treguar kerkuesi per shtetesine shqiptare.

Cilat jane kushtet, qe duhet te plotesoje shtetasi shqiptar per te hequr dore nga shtetesia shqiptare ?

Shtetasi shqiptar ka te drejte te heqe dore nga shtetesia shqipatre vetem nese plotesohen njeri nga kushtet vijuese :
-te kete nje shtetesi tjeter; ose
-te kete fituar nje shtetesi tjeter; ose
-t’i jete garantuar dhenia e nje  shtetsie tjeter nga organet kompotente te shtetit te huaj.
Te miturit fitojne dhe humbasin shtetesine me miratimin e prinderve.Per minorenet e moshes 14-18 vjeç merret edhe pelqimi i tyre.

Cilat jane dokumentet qe shtetasi shqiptar duhet te paraqeseper heqje dore nga shtetesia shqiptare  ?

Shtetasi shqiptar per heqje dore nga shtetetsia shqiptare :
·  Kerkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, kombesine),
adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem, si dhe adresen (nr.telefoni) ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per heqjen dore nga shtetsia shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
·  Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetesise tjeter ose dokument shtetesie origjinal, marre ne vendin perkates;
·  Çertifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit *;
·  Çertifikata familjare e aplikuesit *;
·  Vertetimi i gjendjes gjyqesore*;
·  Vertetimi nga Gjykata e rrethit *;
·  Vertetimi nga Prokuroia *;
·  Vertetimi nga Zyra e Permbarimit *;
·  Vertetimi nga Kryetari i Njesise administrative qe eshte banor i asaj njesie, ne te
cilin te konfirmohet adresa e sakte *;
·  Çertifikata e marteses se aplikantit e marre ne vendin ku eshte lidhur martesa;
·  Dokumenti qe verteton rezidencen, vendbanimin e tij neshtetin premtues te shtetsise tjeter.Ne çdo rast ky dokument duhet te jete per te gjithe antaret e familjes;
·  Deklarata noteriale e te dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per heqjen dore nga shtetesia shqipetare e femijeve te tyre te moshes deri 1 8 vjeç;
Dokumentet, te cilat kane shenjen “*” te merren ne Republiken e Shqiperise.

A mund te fitoje shtetesine shqiptare nje femije i lindur ne Republiken e Shqiperise nga dy prinder te huaj me qendrim te ligjshem ne Republiken e Shqiperise ?

Cilat jane dokumentet qe depozitohen ?
Nje femije e lindur ne territorin e Republikes se Shqiperise, nga prinder me shtetesi
tjeter, qe jane rezidente te ligjshem ne Republiken e Shqiperise,   mund te marre shtetesine shqiptare me pelqimin e te dy Prinderit e femijes duhet te depozitojne :
·  Kerkesa e prinderve drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesve (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine),
adresen e sakte te vendbanimit te tyre te perhe rshem dhe adresen (nr.telefoni) ku
presin informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesit;
·  Çertifikata e lindjes se femijes;
·  Fotografi e femijes, cope tre.
·  Çertifikata e cila percakton shtetesine e te dy prinderve;
·  Deklarata noteriale e dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per dhenien e shtetsise shqiptare femijes.

Perpunuar nga Av. Mentor Bimi, marre nga adresa e internetit e Policise se Shtetit http://www.asp.gov.al/pdf/shtetesia_shqiptare.pdf

 

Advertisements