Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë


 Incidenti i Kanalit të Korfuzit përbën, pa dyshim, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë diplomatike të çështjes shqiptare pas Luftës së Dytë, një ngjarje që përcaktoi apo, të paktën, ndikoi shumë gjatë periudhës në vijim marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore, veçanërisht me Britaninë e Madhe. Vazhdoni leximin

Advertisements

Gjykimi i shkurtuar sipas interpretimeve të bëra nga Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese


Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së. Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar. Pra, gjykimi i shkurtuar nuk realizohet automatikisht vetëm me kërkesën e të pandehurit, por kërkon edhe miratimin e gjyqtarit, i cili mund të refuzojë kërkesën nëse mendon se është i nevojshëm një proces i mirëfilltë penal. Vazhdoni leximin

Ankimi ndaj një vendimi gjyqësor


Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet nga ligji. Vendimet gjyqësore janë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve kundër tyre sipas përcaktimeve në Kodet e Proçedurave ose në ligje të veçanta. Pra, vendimet e Gjykatave të Rretheve jane vendime të shkallës së parë. Ato mund të ekzekutohen vetëm kur marrin formë të prerë. Në Kodet e Proçedurave (Penale e Civile) përcaktohen qartë së kur marrin formë të prerë dhe cilat janë mjetet e ankimit, afatet e ankimit, kur paraqiten ankimet dhe mënyrën e gjykimit të tyre. Vazhdoni leximin

Sistemi shqiptar i pergjegjesise se administrates publike


 Nëse i referohemi kontekstit historik të zhvillimit të parimit të përgjegjësisë së administratës publike, ne Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të vitit 1976 theksohet ndër të tjera, në nenin 59: “shtetasit, sipas kushteve të caktuara me ligj, kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim nga shteti  ose nga  nënpunësit  e  tij  për  dëmet  që u  shkaktohen nga  veprimet  e paligjshme të organeve shtetërore dhe të nëpunësve gjatë ushtrimit të detyrës”. Vazhdoni leximin

Demokracia


Demokracia karakterizohet nga dalja e pushtetit nga populli. Pra populli vendos. Tingëllon thjesht por mesa duket jo në praktikë?

Çfarë është demokracia ?

Që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje të rëndësishme, marrim si shembull një bashkësi njerëzore. Njëra nga këto bashkësi, e njohur për ne të gjithë, është familja. Ajo përbëhet nga babai, nëna dhe fëmijët. Një familje e tillë banon bashkë, ushqehet bashkë, jeton bashkë. Prandaj lindin edhe probleme të njohura për ne: Kush do t’i derdhë plehërat, çfarë programi do të shihet në televizor, kush vendos se çfarë do te ndodhë. Vazhdoni leximin

Kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar?


Çështjet gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë shqyrtohen në bazë të një rradhe gjykimi në përputhje me periudhën e regjistrimit pranë sekretarisë gjyqësore. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për ato raste të cilat, si pasojë e afateve të shkurtra për gjykim, parashikuar nga legjislacioni në fuqi, apo nevojës për vazhdimin e gjykimit në shkallët e tjera, shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Vazhdoni leximin