Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së. Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar. Pra, gjykimi i shkurtuar nuk realizohet automatikisht vetëm me kërkesën e të pandehurit, por kërkon edhe miratimin e gjyqtarit, i cili mund të refuzojë kërkesën nëse mendon se është i nevojshëm një proces i mirëfilltë penal.

Disa nga veçoritë/elementët e “gjykimit të shkurtuar” janë vënë në dukje në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003 dhe vendimit nr. 4 date 10. 02. 2012 të Gjykatës Kushtetuese, qe kane dhen enje kontribut për jurisprudencën dhe doktrinën penale shqiptare.

Sipas Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003, parashikohet që:

a. Gjykimi i shkurtuar ka vlerë për ekonomi gjyqësore, sepse thjeshton dhe shkurton procedurat, rrit shpejtësinë dhe efektivitetin e gjykimit dhe sjell si pasojë një përfitim për të pandehurin në uljen në një 1/3 e masës së dënimit dhe mosaplikimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

b. Ky përfitim, nuk duhet kurrsesi të shkojë në dëm të dhënies të drejtësisë. Pra, kërkesën e të dënuarit dhe të mbrojtësit të posaçëm të tij, gjykata e pranon vetëm atëherë, kur ajo praktikisht bindet se mund të përfundojë çështjen në gjendjen që janë aktet, pa qenë nevoja për shqyrtimin gjyqësor. Jo pa qellim, ne nenin 403/2 te K.Pr.P., parashikohet se kerkesa depozitohet te pakten tre dite perpara dates te caktuar per seance, ose perpara fillimit te shqyrtimit gjyqesor, duke i dhene keshtu mundesi gjykates qe ajo te vleresoje se si duhet te procedoje me tej ne gjykimin e ceshtjes

c. Gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posacem, ne thelb te tij ka pranimin e akteve te grumbulluara gjate fazes se hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave ne seance gjyqesore dhe debatin lidhur me to. Ky gjykim eviton fazen e hetimit gjyqesor.

d. Kerkesa per gjykimin e shkurtuar behet derisa te mos jete filluar shqyrtimi gjyqesor dhe se nuk mund te riparaqitet me kur ai ka filluar, kur shqyrtimi gjyqesor ka filluar me gjykim te zakonshem, nuk mund te vazhdohet me tej me gjykim te shkurtuar.

e. Ne nje gjykim me disa te pandehur nuk mund te procedohet per disa me gjykim te posacem dhe per te tjeret me gjykim te zakonshem. Vetem ne rastin kur ne kushtet e nenit 93 te K.Pr.P., vendoset ndarja e ceshtjes, mund te lejohet gjykimi i shkurtuar per te pandehurit qe e kane kerkuar nje gjykim te tille dhe ceshtja te vecohet per te pandehurit e tjere qe kerkojne gjykimin e zakonshem. Eshte konceptualisht e gabuar kur gjykimi i shkurtuar aplikohet vetem si perfitim per te pandehurin, pavaresisht nga fakti se eshte proceduar me gjykim te zakonshem.

f. Ketij gjykimi ne dallim nga gjykimi i zakonshem i mungon faza e marrjes se provave dhe kerkesat lidhur me pavlefshmerine e tyre. Ne rast se palet kane pretendime lidhur me pavlefshmerine e akteve, qofshin pavlefshmeri absolute apo relative dhe kerkojne konstatimin apo deklarimin e kesaj pavlefshmerie, gjykata duhet te revokoje vendimin per gjykim te shkurtuar dhe te urdheroje vazhdimin e procedimit me gjykim te zakonshem. Kur ligji parashikon se gjykata vendos te procedoje me gjykim te shkurtuar ne gjendjen qe jane aktet, nenkupton se gjykata ka detyrimin qe perpara se te marre vendimin per pranimin e kerkeses, duhet te shqyrtoje me imtesi aktet dhe ne qofte se ajo konstaton paraprakisht pavlefshmeri te tyre dhe e vene ate perpara pamundesise per te dhene nje vendim te bazuar, ajo duhet te mos e pranoje qe ne fillim kerkesen per gjykim te shkurtuar.

g. Kur per nje te pandehur ka me shume se nje akuze mund te lejohet gjykimi i shkurtuar per nje apo me shume prej tyre, kur nje gje e tille kerkohet me kushtin qe ceshtja te ndahet dhe te gjykohet me vehte, pa u demtuar procedimi per ceshtjet e tjera, sikurse parashikon neni 93 i K.Pr.P.

h. Ne interpretim te pikes 6 te nenit 404 te K.Pr.P. konsensusi i prokurorit nuk eshte kusht i domosdoshem qe gjykata te pranoje kerkesen e te gjykuarit per te proceduar me gjykim te shkurtuar. Kjo justifikon edhe te drejten qe ka prokurori per te bere ankim kunder vendimit te gjykates per pranimin e gjykimit te shkurtuar, ankim qe mund te paraqitet se bashku me ankimin kunder vendimit perfundimtar.

i. Lloji i gjykimit te ndjekur nga gjykata e shkalles se pare, pavaresisht nga vendimi i saj i ndermjetem lidhur me kerkesen per gjykim te shkurtuar, eshte i rendesishem per qendrimin qe duhet te mbaje gjykata e apelit per ankimin e paleve te parashikuar nga neni 406/3 i K.Pr.Penale.

j. Me pranimin e kerkeses per te vazhduar me gjykim te shkurtuar, dosja e prokurorit kthehet ne dosje gjyqesore dhe sherben per t’u bazuar ne parashtrimin e konkluzioneve perfundimtare te paleve dhe per dhenien e vendimit nga gjykata.

k. Lidhur me menyren e aplikimit te uljes se denimit, duhet fillimisht te  caktohet denimi per vepren penale dhe me pas aplikohet zbritja e nje te tretes se tij.

l. Kur i pandehuri deklarohet fajtor per disa vepra penale, duhet te caktohet fillimisht denimi per cdo njeren prej tyre dhe pasi aplikohet bashkimi i denimeve sipas nenit 55 te K.P., behet zbritja nga denimi i bashkuar me nje te treten.

Sipas vendimit nr. 4 date 10. 02. 2012 të Gjykatës Kushtetuese thekson që në këndvështrimin kushtetues, Gjykata Kushtetuese çmon se gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga disa aspekte themelore të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të tilla si parimi i barazisë së armëve dhe i formimit të provës në kontradiktoritet, për të përfituar një ulje dënimi. Për këtë arsye legjislatori për këtë lloj gjykimi ka parashikuar rregulla të veçanta në Kreun IV të titullit VII të KPP-së (nenet 403-406), të cilave gjyqtarët duhen t’i përmbahen gjatë zbatimit të këtij gjykimi të posaçëm. Në këtë aspekt, Gjykata Kushtetuese vëren se përdorimi i rregullave të përgjithshme të gjykimit të zakonshëm në gjykimin e posaçëm bëhet, në mënyrë taksative, vetëm në rastet kur këtyre rregullave u referohen në mënyrë eksplicite dispozitat e veçanta të gjykimit të shkurtuar (p.sh. neni 406/4 i KPP-së i referohet dispozitave të kreut III të titullit VII të këtij kodi).

GJEDNJ-ja ka trajtuar në disa çështje veçoritë e institutit të gjykimit të shkurtuar. Ajo, duke analizuar institutin në fjalë, ka theksuar se “kjo procedurë paraqet avantazhe të padiskutueshme për të pandehurin: në rast dënimi, ky i fundit gëzon një ulje të dënimit (shih vendimet e GJEDNJ-së në çështjen Hermi kundër Italisë, nr. 18114/02, §§ 27-28 dhe në çështjen Hany kundër Italisë, nr. 17543/05). Kjo procedurë gjithsesi është e shoqëruar me një lehtësim të garancive procedurale të ofruara nga e drejta e brendshme, në veçanti për sa i përket publicitetit të diskutimit si dhe mundësisë që të kërkohet paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve (shih vendimin e GJEDNJ-së në çështjen Kwiatkoxska kundër Italisë, nr. 52868/99). Këto garanci përbëjnë aspekte themelore të së drejtës për një proces të rregullt ligjor të sanksionuar nga neni 6 i KEDNJ-së. Gjithsesi as teksti dhe as fryma e kësaj dispozite nuk ndalojnë që një person të heqë dorë në mënyrë spontane dhe të shprehur nga kjo e drejtë. Por, që të merret në konsideratë nën këndvështrimin e Konventës, kjo heqje dorë duhet të jetë e shprehur në mënyrë eksplicite dhe duhet të jetë e shoqëruar me një minimum garancish”. Në vijim GJEDNJ-ja ka çmuar se, duke kërkuar procedimin me gjykim të shkurtuar, aplikanti ka hequr dorë në mënyrë eksplicite nga të drejtat e tij për një seancë publike, të thërrasë dëshmitarët e tij në gjykim, të paraqesë prova, në këmbim të një sërë avantazheve që atij i garantohen nga legjislacioni i brendshëm (shih vendimin e GJEDNJ-së në çështjen Scoppola kundër Italisë, kërkesa nr. 10249/03).

Po në këtë aspekt, GJEDNJ-ja ka çmuar gjithashtu se “një i pandehur duhet të presë që Shteti të veprojë në mirëbesim dhe të ketë marrë mirë parasysh zgjedhjet procedurale të mbrojtjes, duke përdorur mundësitë e ofruara nga ligji. Është kundër parimeve të sigurisë juridike dhe të mbrojtjes të besimit legjitim të personave që janë në gjykim që Shteti mund, në mënyrë të njëanshme, të ulë avantazhet që rrjedhin nga heqja dorë e disa të drejtave që kanë të bëjnë me nocionin e procesit të rregullt. Nëse kjo heqje dorë bëhet në këmbim të avantazheve të lartpërmendura, nuk mund të konsiderohet e drejtë që, pasi autoritetet e brendshme kanë pranuar të procedojnë me gjykim të thjeshtuar, një element themelor i marrëveshjes ndërmjet Shtetit dhe të pandehurit mund të modifikohet në disavantazh të këtij të fundit, pa konsensusin e tij. Në këtë drejtim, Gjykata vëren se, nëse është e vërtetë që Shtetet kontraktuese nuk janë të detyruar nga Konventa të parashikojnë procedura të thjeshtuara, qëndron gjithsesi fakti se, kur këto procedura ekzistojnë dhe aplikohen, parimet e procesit të rregullt ligjor imponojnë që të mos privohet në mënyrë arbitrare i pandehuri nga avantazhet që me atë procedurë lidhen (shih vendimin e GJEDNJ-së në çështjen Scoppola kundër Italisë, kërkesa nr. 10249/03).

Gjithashtu, instituti i gjykimit të shkurtuar ka qenë shpesh herë objekt shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese Italiane[1], e cila, në vendimin nr.140/2010 duke bërë një analizë mbi ratio e këtij gjykimi, është shprehur se: “vlerësimet e të pandehurit për dobinë e gjykimeve të posaçme varen në radhë të parë ‘nga mënyra se si është përcaktuar procesi dhe vepra penale nga prokurori’. Me pasojën që kur, për ‘raste patologjike’, si gabimet ose mosveprimet e prokurorit për përcaktimin e faktit ose të veprës penale, akuza pëson një ndryshim substancial, i pandehuri duhet të rivendoset në  afat për të bërë vlerësimet e duhura, me rrjedhojë, përndryshe, cenimin e të drejtës së mbrojtjes si dhe të parimit të barazisë së armëve, duke qenë se do të kishim një diskriminim sipas “ekzaktësisë ose plotësisë më të madhe ose më të vogël të vlerësimit diskrecional të rezultateve të hetimeve paraprake nga ana e prokurorit” (shih edhe vendimet nr.333/2009 dhe nr.265/1994 të Gjykatës Kushtetuese Italiane).

Po në vendimin e lartpërmendur, Gjykata Kushtetuese Italiane ka theksuar se: “Me kërkesën për gjykim të shkurtuar i pandehuri pranon të gjykohet me gjykimin e posaçëm në raport me akuzat e formuluara nga prokurori, e vetëm ndaj tyre ai shpreh vlerësimin e dobisë së këtij gjykimi; kështu që nuk do të ishte kushtetutshmërisht e pranueshme që ai të gjendej i detyruar nga zgjedhja e tij edhe ndaj veprave penale të reja (të ndryshme) që mund t’i ngarkoheshin”.

Legjislacioni italian, ku gjendet shprehimisht i sanksionuar instituti i gjykimit të shkurtuar, si gjykim “në gjendjen që janë aktet”, fillimisht përjashtonte absolutisht aplikimin e institutit të modifikimit të akuzës[2]. Zgjedhja legjislative në fjalë është quajtur koherente me strukturën dhe qëllimet e këtij gjykimi nga Gjykata Kushtetuese Italiane në vendimin nr. 378/1997, pasi “Përjashtimi i përgjigjet një funksioni garancie për të pandehurin, si dhe një logjike shpërblyese. I pandehuri pranonte të gjykohej në gjendjen që janë aktet e mbledhura nga hetimet paraprake duke ju referuar ekskluzivisht akuzës së bërë nga prokurori, që përcakton limitet e heqjes dorë të tij nga formimi i provës në kontradiktoritet, pasi në rast akuzash për vepra penale të ndryshme, konkurruese ose rrethanash rënduese, ai do të gjendej në pamundësinë për t’u mbrojtur nga zgjerimi i akuzës duke kërkuar pranimin e provave që e shfajësojnë”.


[1] Modeli i institutit të gjykimit të shkurtuar në Kodin e Procedurës Penale shqiptare është huazuar nga legjislacioni italian (si pasojë e përdorimit të modelit të KPP italiane në hartimin e KPP shqiptare), prandaj Gjykata Kushtetuese e vlerëson të arsyeshme t’i referohet edhe jurisprudencës italiane në lidhje me këtë institut.

[2] Disiplina e gjykimit të shkurtuar në legjislacionin italian ka ndryshuar si rrjedhojë e modifikimeve të bëra me ligjin nr.479/1999 dhe me ligjin nr.144/2000. Në legjislacioni aktual italian, në ndryshim nga legjislacioni shqiptar, gjyqtari kur çmon se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos të marrë, edhe kryesisht, prova të reja të nevojshme për vendimin. Në këtë rast prokurori mund të ndryshojë akuzën dhe i pandehuri mund të kërkojë që procedimi të vazhdojë në format e zakonshme (neni 441-bis KPP Italiane). Ndërsa në rastin kur gjyqtari çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, sipas nenit 441, paragrafi i parë, të KPP Italiane, në gjykimin e shkurtuar zbatohen dispozitat e parashikuara nga ky kod për seancën paraprake, duke përjashtuar institutin e marrjes se provave të reja nga gjyqtari dhe atë të modifikimit të akuzës.

Literature : 1. Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003

2. Vendimi nr. 4 date 10. 02. 2012 të Gjykatës Kushtetuese

PUNOI: Av. Mentor Bimi