Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet nga ligji. Vendimet gjyqësore janë objekt shqyrtimi vetëm mbi bazën e ankimeve kundër tyre sipas përcaktimeve në Kodet e Proçedurave ose në ligje të veçanta. Pra, vendimet e Gjykatave të Rretheve jane vendime të shkallës së parë. Ato mund të ekzekutohen vetëm kur marrin formë të prerë. Në Kodet e Proçedurave (Penale e Civile) përcaktohen qartë së kur marrin formë të prerë dhe cilat janë mjetet e ankimit, afatet e ankimit, kur paraqiten ankimet dhe mënyrën e gjykimit të tyre. Vazhdoni leximin
Ankimi ndaj një vendimi gjyqësor
18 E shtunë Shk 2012