Akti Administrativ

Akti Administrativ eshte shprehje formale e vullnetit shteteror per rregullimin e nje marredhenie te caktuar juridike.

Akti (Administrativ) Verbal

Eshte nje komunikim gojor i vullnetit shteteror.

Aplikim

Eshte kerkesa individuale per kerkimin e nje sherbimi nga ana e administrates publike.

Organ Kolegjial

Eshte ai organ i administrates publike i cili perbehet nga me shume se nje anetar dhe vendimet e te cilit merren me shumicen e anetareve te pranishem.

Peticion

Eshte kerkesa kolektive (ne kuptimin e dhene nga Fjalori i Sotem i Gjuhes Shqipe) per kerkimin e nje sherbimi nga ana e administrates publike. Ajo mund te jete edhe nje kerkese individuale ne kuptim te dispozitave te Kodit te Procedurave Administrative.

Procedimi Administrativ

Me procedim administrativ do te kuptohet teresia e veprimeve qe nga depozitimi i kerkeses individuale deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar nga administrata.

Revokim

Eshte terheqja nga ana e organit administrativ te nje akti te nxjerre prej atij vete ne nje kohe te meparshme.

Sekret Shteteror

Me sekret shteteror do te kuptohet cdo informacion i rendesishem per sigurine kombetare te Republikes se Shqiperise dhe si i tille klasifikohet dhe administrohet ne baze te ligjit.

Marrë nga http://www.pad.gov.al

Advertisements