Çështjet gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë shqyrtohen në bazë të një rradhe gjykimi në përputhje me periudhën e regjistrimit pranë sekretarisë gjyqësore. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për ato raste të cilat, si pasojë e afateve të shkurtra për gjykim, parashikuar nga legjislacioni në fuqi, apo nevojës për vazhdimin e gjykimit në shkallët e tjera, shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Raste kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar janë si më poshtë vijon:

A. Për çështje civile:

  1. Çështje për të cilat gjykata e apelit ka vendosur kthim për rigjykim.

  2. Çështje që kanë ardhur për herë të dytë ose të tretë në Gjykatën e Lartë.

  3. Konflikte pune e sigurime shoqërore.

  4. Çështje me ankime kundër vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil.

  5. Lënie fëmije për rritje, edukim e detyrim për ushqim.

  6. Vërtetime fakti.

  7. Kundërshtim të veprimeve përmbarimore.

  8. Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme.

  9. Interpretime vendimi.

  10. Çështje të gjykuara si shkallë e parë në apel (firmat piramidale).

  11. Pjesëtim pasurie (faza e parë).

  12. Moskompetencë e mungesë juridiksioni.

B. Për çështje penale:

  1. Prishje vendimi dhe kthim për rigjykim.

  2. Rastet e Amnistisë.

  3. Masat e Sigurimit.

  4. Raste kur ka vendim të pezullimit të ekzekutimit.

Marr nga : http://www.gjykataelarte.gov.al/

Advertisements