Kodi i Familjes së RSH ka sanksionuar ne nenin 123 dhe 124 te tij se martesa mbaron me vdekjen e njërit nga bashkëshortët, me shpalljen e vdekjes se njërit bashkëshort ose me zgjidhjen e martesës se tyre. Kur bashkëshorti qe është shpallur i vdekur del se është gjalle, martesa e mbaruar me shpalljen e vdekjes behet përsëri e vlefshme, përveçse kur bashkëshorti tjetër ka lidhur martese te re.

Rastet e zgjidhjes se martese

Legjislacioni shqiptar parashikon tre mënyra për të bëre zgjidhjen e martese :

      1.Pëlqimi reciprok i bashkëshortëve;

      2.Zgjidhja e martesës për ndërprerje te jetesës se përbashkët;

      3.Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort;

1.     Pëlqimi reciprok i bashkëshortëve

Kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, se bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje qe rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.

Kërkesa mund te paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektive. Gjykata shqyrton kërkesën, dëgjon fillimisht veçmas secilin nga bashkëshortët, me pas bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve te tyre dhe ne fund thërret përfaqësuesit e bashkëshortëve, ne qofte se ata kane te tille. Gjykata vendos zgjidhjen e martesës ne rast se krijon bindjen se vullneti i secilës pale është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës. Ne te njëjtin vendim, gjykata miraton dhe marrëveshjen qe rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.

1.1.Përmbajtja e marrëveshjes per zgjidhjen e marteses

Marrëveshja përmban lënien për rritje dhe edukim te fëmijëve te tyre te mitur, te ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkëshort ne favor te bashkëshortit nevojtar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rregullimin e marrëdhënieve te tyre pasurore.

1.2.Refuzimi i miratimit

Ne rast se gjykata konstaton se marrëveshja nuk siguron ne mënyrë te mjaftueshme interesat e fëmijëve ose te njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve te bëjnë rregullimet e duhura ne marrëveshje.

Ne qofte se edhe pas afatit te parashikuar me lart, nuk janë bere rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrezon kërkesën për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok te bashkëshortëve.

2.     Zgjidhja e martesës për ndërprerje te jetesës se përbashkët

 Secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak te ndërprerjes se jetesës se përbashkët kur bashkëshortët jetojnë te ndare faktikisht qe prej 3 vjetësh.

Nëse është rasti, bashkëshorti qe kërkon zgjidhjen e martesës, duhet te përcaktojë ne kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit te detyrimeve te mundshme kundrejt fëmijëve te tij dhe bashkëshortit tjetër.

Gjykata mund te rrezoje padinë për zgjidhjen e martesës për shkak te ndërprerjes se jetesës se përbashkët, kur bashkëshorti tjetër provon se zgjidhja e martesës do te këtë pasoja veçanërisht te renda morale dhe materiale për fëmijët ose bashkëshortin tjetër. Padia mund te ringrihet për te njëjtat shkaqe nëse ekzistojnë rrethana te reja.

 Ndërprerja e jetesës se përbashkët mund te paraqitet si shkak për zgjidhjen e martesës vetëm  nga bashkëshorti qe ka paraqitur kërkesëpadinë.

Bashkëshorti i paditur ka te drejte te paraqesë kundërpadi. Ne këtë rast, gjykata mund te rrezoje padinë dhe te pranoje kundërpadinë, duke zgjidhur martesën.

3.     Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort 

 Secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak te:

       – grindjeve te vazhdueshme;

       – te keqtrajtimeve;

       – fyerjeve te renda;

       – shkeljes se besnikërisë bashkëshortore;

       – sëmundjes mendore te pashërueshme;

       – dënimit penal te rende te bashkëshortit;

     – ose për çdo shkak tjetër qe përbën shkelje te përsëritur te detyrimeve qe  rrjedhin nga martesa, jetesa e    përbashkët behet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për te dy bashkëshortët.

Advertisements